Presidenti rus, Vladimir Putin, edhe pse ai vet ka aprovuar vaksinën ruse anti-covid-19 në muajin shtator, ai ende nuk është vaksinuar, por sipas tij vajza e tij e ka bërë vaksinën. Ndërkohë, Kremlini tha se lideri rus nuk mund të marrë një vaksinë që nuk ka përfunduar ende fazën përfundimtare të provave, edhe pse e kanë marrë disa punonjës rusë të kujdesit shëndetësor, mësues dhe disa zyrtarë të nivelit të lartë jashtë provave klinike.
Më konkretisht zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se:
Peskov nuk shpjegoi ndryshimin midis vaksinës që është “çertifikuar” dhe “aprovuar”, por tha se “Vaksinimi masiv nuk ka filluar ende dhe natyrisht, kreu i shtetit nuk mund të marrë pjesë në vaksinim si vullnetar. Eshtë e pamundur”. Gjithashtu, shtoi se provat duhet të përfundojnë së shpejti dhe se presidenti rus, do të informojë njerëzit mbi vendimin nëse do të marrë vaksinën dhe nëse e konsideron të nevojshme.
Burimi: edition.cnn.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA