Injorimi i Kuranit duke e djegur ose shkelmuar librin nuk është një krim urrejtjeje ka thënë një prokuror suedez. Autoritetet suedeze kanë vendosur të mbyllin hetimet paraprake për veprimet e një partie politike të ekstremit të djathtë, e cila shkaktoi trazira në qytetin e Malmos. Anëtarët e Stram Kurs ('Hard Line') u dyshuan për nxitje të urrejtjes kundër një grupi etnik. Por prokurorët thanë se djegia dhe goditja e kopjeve të librit të shenjtë të Islamit nuk përbën një krim urrejtjeje.
Me 28 gusht u organizua djegia në sheshin Stortorget, ndërkohë që e gjithë ngjarja u filmua nga kamerat. Policia suedeze përfundimisht arrestoi tre anëtarë të partisë nën dyshimin e nxitjes së urrejtjes. Videot e dy protestave zemëruan komunitetin mysliman lokal, duke shkaktuar trazira në qytet.
Javën e kaluar u mbyllën hetimet, ndërkohë që gjashtë persona akuzohen për nxitje të urrejtjes dhe pesë prej tyre janë adoleshentë.Në trazirat e Malmos u përfshinë rreth 300 pjesëmarrës, të cilët vandalizuan pronën dhe u përplasën me policinë e qytetit, duke lënë 15 oficerë të plagosur dhe duke shkaktuar një dëm prej rreth 465.000 dollarësh
Për ironi të fatit, personi që nxiti trazirat për djegien e Kuranit në Malmo, nuk mori pjesë personalisht në to. Rasmus Paludan, kreu i Stram Kurs, u ndalua të hyjë në Suedi për dy vjet para protestave. Javën e kaluar ai u mor në paraburgim përsëri në Paris, ndërsa po përgatitej të vinte në skenë një tjetër djegie të Kuranit pranë Harkut të Triumfit.
Burimi: zbtnews.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA