SONDAZHI/ Ndryshimet e papritura të numrit të të infektuarve me Covid? 87% e votuesve: Diçka nuk shkon me shifrat

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.11.2020, 23:27

Shqipëria po kalon një fazë të vështirë në lidhje me pandeminë Covid, pasi javët e fundit, numri i të infektuarve ka qenë tepër i lartë, ku shifrat janë regjistruar edhe në mbi 800 raste në ditë. Gjithashtu në gjendjen e rënduar bën pjesë edhe situata në spitalet Covid, ku shtrohet problemi i përballimit të një fluksi të tillë pacientësh. Kapacitetet spitalore janë vënë në diskutim në fakt, pasi siç edhe është faktuar nga disa foto të publikuara në televizionet dhe mediat online, mungojnë kushtet dhe hapësirat për trajtimin e pacientëve dhe disa prej tyre janë parë duke u kuruar nëpër ambulanca.

Numri i lartë i rasteve të reja, siç u përmend më sipër, ka qenë problemi më i ndjeshëm. Përveç panikut dhe frikës që ngjallet tek populli, shumë qytetarë janë shprehur skeptikë në lidhje me numrin real të tyre. Kjo pasi një ditë u raportuan mbi 800 raste të reja, ndërsa vetëm një ditë më pas numri zbriti në mbi 500. Kjo rënie e menjëhershme dhe drastike, logjikisht është e dyshimtë dhe nga ana statistikore e diskutueshme. Pra mjaton të njohësh pak Statistikën si shkencë dhe e kupton se ka diçka që nuk shkon në lidhje me shifrat, pasi është e pamundur që të ketë një ndryshim të tillë në një hark kohor prej 24 orësh.

Ndërkohë, përsa u parashtrua më lart, JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja që u shtrua ishe kjo:

Një ditë mbi 800 të infektuar, ndërsa ditën tjetër mbi 500. A ka diçka që nuk shkon me shifrat?

Nga rezultati i votimit vihet re se 87% e qytetarëve u shprehën se në të vërtetë diçka nuk po shkon në raportimin e këtyre shifrave nga ana e autoriteteve shëndetësore; ndërsa 13% e qytetarëve votuan për të kundërtën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit