SONDAZHI/ Debati Rama-Basha për viktimat Covid, 67% e votuesve: Lulzim Basha ka të drejtë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.11.2020, 23:30

Pandemia Covid vijon të jetë ende prezente në vendin tonë dhe situata e krijuar ka qenë mjaft shqetësuese. Alarmi kryesor që është ngritur nga ekspertët e shëndetit, por edhe nga qytetarët e thjeshtë, ka qenë pikërisht fakti nëse spitalet Covid kanë mjaftueshëm kapacitete për të përballuar rritjen e madhe të numrit të të infektuarve. Kjo pasi spitalet janë parë në kolaps këto ditë dhe nuk vend më për kurimin dhe shtrimin e pacientëve, pasi disa prej tyre janë fotografuar duke marë mjekim nëpër ambulanca dhe çadra.

Gjithashtu, ditët e fundit debati është ndezur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ka ngritur disa akuza se qeveria po fsheh numrin real të viktimave nga Covid. Basha ka akuzuar Ramën dhe kabinetin e tij qeveritar, se janë fshehur rreth 400 viktima dhe nuk janë bërë publike në përditësimet dhe njoftimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Rama ka reaguar në lidhje me këtë akuzë, duke e hedhur poshtë dhe ka theksuar se qeveria nuk ka mundësi praktike dhe teorike për ta bërë një gjë të tillë. Ndërkohë në lidhje më debatin në fjalë, JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja që u shtrua ishte kjo:

Kush mendoni se ka të drejtë në debatin rreth manipulimit të numrit të viktimave nga Covid-19? Lulzim Basha apo Edi Rama?

Nga rezultati i votimit vërehet se 67% e qytetarëve i japin të drejtë Lulzim Bashës, ndërsa 33%prej tyre përkrahin Ramën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit