SONDAZHI/ Skandali me kufomat tek morgu i Tiranës, 89% e qytetarëve: Manastirliu të japë dorëheqjen!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.11.2020, 23:30

Gjendja e krijuar në Shqipëri si pasojë e pandemisë Covid paraqitet tejet e rënduar. Numri i rasteve të reja ka qenë tepër i lartë këto ditë, ndërsa spitalet janë futur në një kolaps total sa i përket përballimit të situatës dhe fluksit të shtuartë pacientëve. Ndërkohë, ditën e djeshme u publikuan disa pamje të rënda nga morgu i Tiranës, ku trupat e pacientëve që kishin ndërruar jetë nga Covid dergjeshin të shtrirë përtokë. Fotot ishin me të vërtetë të tmerrshme dhe kanë ngjallur panik tek njerëzit dhe nga ana tjetër diskutime se çfarë realisht po ndodh në ambientet e spitaleve dhe konkretisht tek morgu.

Gjithashtu ka patur edhe akuza se qeveria po fsheh numrin real të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi dhe raportimeve të përditshme të rasteve të reja. Në lidhje me fotot e publikuara ditën e djeshme, JOQ Albania krijoi një sondazh me qëllim të kuptuarit e asaj se çfarë mendojnë qytetarët.

Pyetja që u shtrua ishte kjo:

Në shumë media u publikuan disa foto skandaloze ku dukeshin kufoma të lëna në tokë në atë që dyshohet të jetë morgu i Tiranës. A duhet të dorëhiqet Ogerta Manastirliu?

Nga rezultati i votimit vihet re se 89% e qytetarëve shprehen që ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duhet të japë dorëheqjen; ndërsa vetëm një pakicë prej 11% e qytetarëve mendojnë se ajo duhet të vazhdojë të jetë në krye të postit që ka.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit