SONDAZH/ 68% e votuesve: Numri i viktimave nga Covid është më i lartë se sa publikon qeveria

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.11.2020, 23:39

Shqipëria po kalon një fazë të vështirë në lidhje me pandeminë Covid. Çdo ditë po raportohen shifra të larta sa i përket numrit të të infektuarve dhe rasteve të reja. Shifrat ditët e fundit kanë qenë konstante dhe mjaft të larta, ku në çdo 24 orë janë raportuar mesatarisht mbi 500 të infektuar. Problem tjetër gjithashtu në lidhje me situatën e krijuar, ka qenë edhe kapaciteti i spitaleve për të përballuar fluksin e lartë të pacientëve. Me anë të disa fotove të publikuara gjerësisht në media, kemi parë që spitalet janë tejmbushur dhe pacientët presin në radhë për të marrë trajtim mjekësor.

Gjithashtu një çështje e përfolur ka qenë edhe fakti se qeveria po fsheh numrin real të viktimave nga koronavirusi. Skandalet kanë qenë nga më të ndryshmet në fakt dhe informacioni se çfarë ndodh brenda mureve të spitaleve ka qenë mjaft i pakët. Lidhur me këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja që u shtrua ishte kjo:

A mendoni se numri i viktimave nga COVID-19 është shumë më i lartë se shifrat e publikuara nga qeveria?

Nga rezultati i votimit vihet re se 68% e qytetarëve mendojnë se qeveria po e fsheh numrin real të viktimave, ndërsa 32% tyre shprehen se po raportohet numri i vërtetë i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit