Ditët e fundit një temë delikate në lidhje luftën e Kosovës në vitet 1998-1999 ka marrë vëmendjen e mediave në mbarë vendin. Qeveria po akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se ka fshehur kasetën e Bellanicës, e cila tregon krimet e serbëve në Krushë. Madje akuzat shkojnë edhe më tej, duke aluduar se Basha ka shërbyer si agjent për të zbuluar krimet e UÇK-së. Dëshmitari i masakrës së Krushës së Madhe, Melaim Bellanica, ka deklaruar se filmimet origjinale të masakrës ia ka dhënë Lulzim Bashës, ndërsa ky i fundit nuk ia ka kthyer.
Ndërkohë, shumë qytetarë shprehen se kjo ëshë loja e radhës, që politika shqiptare po kurdis me qëllim për të larguar vëmendjen nga hallet dhe problemet reale të shqiptarëve. Në lidhje me këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh.
Pyetja që u shtrua ishte kjo:
Nga rezultati përfundimtar i votimit, vihet re se 83% e qytetarëve mendojnë se e gjithë kjo zhurmë po bëhet me qëllim që të largohet vëmendja nga hallet e përditshme të shqiptarëve; ndërsa vetëm një pakicë qytetarësh prej 17%, shprehen për të kundërtën.