SONDAZHI/ 80% e votuesve: Televizionet shqiptare po përhapin panik me lajmet për numrin e të infektuarve me Covid

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.11.2020, 23:33

Vendi ynë po kalon një situatë kritike sa i përket pandemisë Covid-19. Kjo pasi ditët e fundit ka patur një rritje alarmante të numrit të të infektuarve. Problem tjetër është edhe situata në spitale dhe kapacitetet e tyre për të përballuar një fluks të tillë. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë del dhe deklaraon në media se gjendja është nën kontroll, por faktet tregojnë të kundërtën, pasi shumë pacientë po kurohen jashtë ambienteve të spitaleve dhe ambulancat qëndrojnë në radhë duke pritur.

Gjithashtu qytetarët shprehen të shqetësuar edhe për raportimet e përditshme në televizione për shifrat e larta të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19. Duket se kjo gjë ka shkaktuar një lloj paniku mes tyre. Në lidhje më këtë JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte kjo:

A përhapin panik televizionet shqiptare duke hapur përditë lajmet me numrin e të infektuarve dhe të viktimave nga COVID-19?

Nga rezultati i votimit vihet re se 80% e qytetarëve mendojnë se kjo gjë përhap panik dhe ndikon negativisht në psikologjinë e njerëzve; ndërsa vetëm 20% e trye mendojnë se kjo nuk përbën problem dhe panik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit