Ka shpresë! Krijohet vaksina e dytë me efiktivitet 94.5% kundër Covid-19

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.11.2020, 22:26

Duket se shpresat për të mundur Covid-19 po shtohet dita ditës. Një vaksinë e dytë kundër koronavirusit është provuar të jetë 94.5% efektive, çka shton optimizmin. Vlen të theksohet se vaksina vjen vetëm një javë pasi kompania Pfizer bëri publike vaksinën e saj. Vaksina e Pfizer u përcaktua si 90% efektive.

“Ky është një moment i rëndësishëm në zhvillimin e kandidatit tonë për vaksinat COVID-19. Që nga fillimi i janarit, ne e kemi ndjekur këtë virus me qëllimin për të mbrojtur sa më shumë njerëz në të gjithë botën. Të gjithë së bashku, ne e kemi ditur që çdo ditë ka rëndësi", tha Stéphane Bancel, shefi ekzekutiv i Moderna.

Më tej ai shtoi se kjo analizë e përkohshme pozitive nga studimi i Fazës 3 ka dhënë vlerësimin e parë klinik që vaksina mund të parandalojë virusin COVID-19, përfshirë sëmundjen e rëndë. Provat e fazës së Moderna-s kishin regjistruar më shumë se 30,000 pjesëmarrës në SH.B.A, ndërsa Pfizer kishte regjistruar më shumë se 43,500 pjesëmarrës. Efikasiteti i kësaj vaksine përcaktohet nga shfaqja e 95 rasteve COVID-19 midis pjesëmarrësve, nga të cilat 90 raste janë vërejtur në grupin e placebo kundrejt 5 rasteve të vërejtura” në ata që u është dhënë vaksina kandidate.

Sipas ekspertëve të kompanisë Moderna, efektet anësore të vaksinës ishin përgjithësisht të lehta ose të moderuara. Ata u shprehën se efketet anësore përfshinin dhimbje në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje të muskujve dhe dhimbje koke.

Sa i takon kohës se kur mund të vihet në dispozicion kjo vaksinë, kompania do të aplikojë për një Autorizim Përdorimi Emergjent (EUA) me Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SH.B.A.-së dhe do të paraqesë aplikacione në agjencitë rregullatore globale. Po ashtu kompania Moderna tha se ishte në rrugën e duhur për të zhvilluar 500 milion deri në 1 miliard doza globale në 2021.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit