SONDAZHI/ 82% e qytetarëve: Qeveria po gënjen për kapacitetin e spitaleve, pacientët presin në radhë për t’u kuruar!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16.11.2020, 00:26

Numri i lartë i të infektuarve me Covid në Shqipëri ditët e fundit është kthyer në një problem serioz dhe shqetësim për të gjithë qytetarët. Kjo për faktin se shtrohet problemi nëse spitalet Covid kanë apo jo mjaftueshëm kapacitete për të përballuar një fluks të tillë. Janë krijuar dy fronte, nëse mund ta qujamë kështu, ku nga njëra anë qeveria del dhe thotë se Shqipëria i ka kushtet për përballimin e një situate të tillë, ndërsa në anën tjetër qëndojnë qytetarët, të cilët deklarojnë se janë të detyruar të presin në radhë në ambulanca dhe në ambientet e jashtme të spitaleve për t'u kuruar.

Gjendja paraqitet vërtet e rënduar, pasi vetëm para pak ditësh u publikuan disa foto nga ambientet e spitalit Infektiv, në të cilin nuk kishte më vend as për parkimin e ambulancave dhe sipas dëshmive nga disa qyetarë të tjerë, e njëjta gjë ndodh edhe tek Sanatoriumi, apo siç njihet ndryshe siptali "Covid 2". Lidhur me këtë situatë, JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte kjo:

Qeveria thotë se në spital ka vende të lira, por qytetarët raportojnë se pacientët presin në radhë jashtë spitalit në ambulanca. Kush gënjen sipas jush?

Nga rezultati i votimit vihet re se 82% e qytetarëve ia vënë fajin qeverisë dhe i cilësojnë si të gënjeshtërta deklaratat e saj sa i përket kapaciteteve në spitale; ndërsa vetëm një pakicë prej 18% e tyre shprehen se po gënjejnë qytetarët.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit