Infektohet me Covid Reparti i Karantinës! 12 mjekë, infermierë e pacientë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.11.2020, 14:51

Covid-19 ka infektuar Repartin e Karantinës në qytetin e Beratit. Situata paraqitet e rënduar ku brenda repartit të Karantinës një infermiere është konfirmuar si e infektuar me COVID-19. Mes mjekëve dhe infermierëve paniku është rikthyer.

Si pasojë e infektimit të mjekëve dhe infermierëve spitali është me staf të reduktuar dhe ka mbingarkesë pacientësh të sëmurë, duke krijuar kështu një kolaps.

Reparti i Karantinës në Berat bën me dije se prej disa muajsh kanë qendruar në shërbim të pacientëve me COVID-19, duke mos shkuar në banesat e tyre. Tanimë pritet që të bëhet karantinimi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve të këtij reparti, për të parë nëse ka të tjerë të infektuar.

Po ashtu burime brenda spitalit kanë bërë të ditur se janë 34 pacientë të infektuar me COVID, dhe një staf prej 12 mjekësh, infermierësh e punonjës sanitarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit