Gjigandi farmaceutik Pfizer dhe firma gjermane BioNTech kanë bërë me dije se kandidati i tyre i vaksinave ishte provuar të ishte 90% efektiv. Një shkencëtar miliarder i cili qëndron prapa vaksinës së COVID-19 të kompanisë Pfizer dhe BioNTech, është shprehur se ai pret që ajo të shkatërrojë virusin dhe t'i japë përfundimisht fund pandemisë. Pas njoftimit se vaksina ishte më shumë se 90% efektive në prova, Uğur Şahin, CEO 55-vjeçar i BioNTech, të enjten i tha UK Guardian se një gjë është e sigurt.
"Nëse pyetja është nëse mund ta ndalojmë këtë pandemi me këtë vaksinë, atëherë përgjigjja ime është: po, sepse unë besoj se edhe mbrojtja vetëm nga infeksionet simptomatike do të ketë një efekt dramatik", u shpreh ai.
Po ashtu ai tha se ka besim se trajtimi do të funksionojë sepse sulmon virusin në nivele të shumëfishta.
“Vaksina pengon që COVID-19 të ketë qasje në qelizat tona. Por edhe nëse virusi arrin të gjejë një rrugëdalje, atëherë qelizat T e godasin atë mbi kokë dhe e eliminojnë atë. Ne e kemi trajnuar shumë mirë sistemin imunitar për të përsosur këto dy lëvizje mbrojtëse. Tani e dimë që virusi nuk mund të mbrohet kundër këtyre mekanizmave ”, tha ndër të tjera ai.
"Ne tani e dimë që vaksinat mund ta mundin këtë virus", shtoi ai.