Në këtë situatë pandemie, shqiptarët, përveçse duhet të ruhen që të jenë sa më të shëndetshëm, duhet edhe të tregojnë kujdes që të kenë ndonjë lekë mënjanë, pasi nëse shfaqin simptoma të COVID-19, laboratorët privatë, që kanë marrë leje nga qeveria e Rilindjes, të zhvasin sa hap e mbyll sytë, e kjo vetëm për të bërë tamponin e famshëm. Tamponi, është i vetmi mjet, përmes të cilit mund të marrim rezultatin e saktë, prandaj edhe në një farë mënyre jemi të detyruar për ta bërë, nëse kemi temperaturë, kollë të thatë apo edhe dhimbje trupi.
E teksa institucionet spitalore shtetërore gjenden në një kolaps të fshehur, të drejtën për testin e COVID-19 e kanë marrë laboratorët privatë. Dy më të dëgjuarit, që tamponin mesa duket e kanë të mbuluar me para, janë “ALNET”, pjesë e grupit të Spitalit Amerikan, si dhe laboratori “Intermedica”. Të dy laboratorët janë autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer testin PCR, por çmimi i tyre është tepër i lartë. Mësohet se çmimi për testin e koronavirusit është 95 euro, ose 120 mijë lekë të vjetra, vlera më e lartë krahasur me rajonin. Bëhet me dije se laboratorët privatë në vendet e rajonit, ofrojnë testim më të shpejtë, por edhe më të lirë se laboratorët në Shqipëri, që mesa duket e kanë shfrytëzuar deri në maksimum situatën.
Më konkretisht çmimet në vendet e tjera janë:
Ndërkohë, vendet si Italia apo Franca ofrojnë shërbim edhe më të lirë. Në Itali mësohet se çmimi varion sipas zonave dhe efektit që ka patur pandemia. Maksimumi i testit shkon deri në 70 euro ndërsa mesatarja 40-45 euro. Ndërsa në Francë, tamponi për COVID-19 mund të bëhet falas, teksa në disa laboratorë privatë shkon deri në 23 euro.
Këto janë vlerat e përgjithshme të çmimeve të testit PCR në vendet e rajonit dhe në Europë, por laboratorët “ALNET” dhe “Intermedica” kanë vendosur që mos të shohin jashtë territorit. Ata kanë shfrytëzuar fare mirë situatën që test i bërë në shtet vonohet deri në 7 ditë dhe qytetarët detyrohen të trokasin në dyert e tyre, pasi në të kundërt mund ta kalojnë COVID-in duke mos e mësuar kurrë që e kanë patur.