SONDAZHI/ Ish-këshilltari i PD zv/ministër në qeverinë e Ramës, 86% e votuesve: PD dhe PS bashkëpunojnë në kurriz të popullit!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12.11.2020, 23:21

Ditën e djeshme ish-funksionari i PD Besart Kadia, u emërua zv/ministër i Financave në qeverinë e Ramës. Ky emërim erdhi pas largimit të zv/ministres së Financave Belinda Ikonomi më 21 tetor për arsye personale. Por më herët Kadia ishte pjesë e PD-së dhe u prezantua nga Lulzim Basha si një nga prurjet e reja të partisë. Në vijim Kadia ka mbajtur postin e sekretarit për sipërmarrjen në Partinë Demokratike. Lidhjet e Besart Kadisë me PD janë më të hershme, pasi babai i tij, Ilir Kadia ka qenë këshilltari për mediat i ish-kryeministrit Berisha.

Ndërkohë, prej vitesh në popull qarkullon ideja se partitë politike në Shqipëri vetëm sa aktrojnë para ekraneve dhe se gjithmonë kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën. Dhe humbësi në këtë mes ka qenë pikërisht populli i thjeshtë, pasi është prodhuar një sistem i cili i ngjan një rrethi vicioz, ku dy partitë kryesore vetëm sa kanë ndërruar pushtetin gjatë 30 viteve të tranzicionit. Për pasojë nuk ka patur një rotacion të njëmendtë politik.

Lidhur me këtë çështje dhe me lëvizjen e e papritur të ish-funksionarit të PD-së ditën e djeshme, JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte kjo:

Sot u mësua se një ish-këshilltar i PD që gjithmonë kritikonte qeverinë, u emërua si zv. ministër i Ekonomisë nga Rama. A bashkëpunojnë PD-PS në kurriz të popullit?

86% e qytetarëve u shprehën se dy partitë kryesore në vend bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në kurriz të qytetarëve; ndërsa 14% e votuesve nuk mendojnë se bëhet një bashkëpunim i tillë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit