Koronavirusi vijon të jetë një shqetësim dhe problem serioz edhe në vendin tonë. Vetëm në javët e fundit janë raportuar një numër mjaft i lartë të infektuarish, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë shifrat kanë qenë në mënyrë konstante mbi 300, ndërsa ditët e fundit edhe mbi 500 raste në ditë! Kapacitetet e spitaleve dhe mundësitë e tyre për të përballuar një fluks kaq të madh pacientësh kanë qenë gjithashtu një problem më vete. Por brenda dyerve të spitaleve nuk dihet shumë se çfarë ndodh dhe e gjithë situata rrethohet nga një lloj misteri.
Fakt për këtë janë disa raste të përsëritura, ku deri tani katër pacientë janë vetëhedhur nga katet e spitaleve Covid duke i dhënë fund jetës. Rasti më i fundit ishte ai tek Infektivi, ku një 69-vjeçar u hodh nga kati i dytë, i cili u pikas nga polici i turnit i cili lajmëroi mjekët dhe u shpëtua, por pas përkeqësimt të gjendjes së tij shëndetësore, ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm. Ndërkohë autoritetet shëndetësore janë munduar ta justifikojnë këtë gjë duke thënë se raste të tilla ndodhin në të gjithë botën.
Në lidhje me këtë problematikë JOQ Albania krijoi një sondazh.
Pyetja e shtruar ishte kjo:
Vihet re se 85% e qytetarëve mendojnë se kjo gjë nuk është normale, ndërsa vetëm një pakicë prej 15% votuan se kjo gjë ndodh dhe është e tillë.