Tashmë Europa po përjeton zyrtarisht valën e dytë të koronavirusit. Qindra raste të reja po raportohen çdo ditë në shtetet kryesore se Angli, Itali, Spanjë, Francë, Gjermani etje. Për këtë arsye qeveritë përkatëse kanë ndërmarrë masa kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit. Por, kjo nuk është pritur mirë nga shumë qytetarë, pasi një mbyllje e dytë do të ishte e papërballueshme ekonomikisht për shumicën prej tyre. Kujtojmë se prej disa javësh vendimet për mbylljen dhe masat kufizuese janë kundërshtuar me forcë dhe ka patur protesta masive.
Më aktivet prej tyre kanë qenë në Itali, ku qytetet kryesore si Milano, Napoli, Torino dhe vetë kryeqyteti italian, Roma, janë përfshirë në demonstrata dhe përplasje të forta mes qytetarëve dhe autoriteteve. Vendi ynë gjithashtu ka patur një situatë kritike sa i përket pandemnisë Covid-19, ku prej disa ditësh diskutohet rikthimi i karantinës së pjesshme. Ndërkohë ky vendim u mor ditën e sotme nga Komiteti i Ekspertëve, ku u lajmërua se duke nisur nga e mërkura e kësaj jave, do të kufizohet lëvizja e njerëzve nga ora 22:00- 06:00 dhe ky vendim do të zgjasë për tre javë.
Në lidhje me situatën e përgjithshme dhe protestat masive ndaj masave anti-Covid, JOQ Albania krijoi një sondazh.
Pyetja që u shtrua ishte kjo:
Nga rezultati i votimit vihet re se 63% e qytetarëve u shprehën të gatshëm të ngrihen kundër një mase të tillë; ndërsa 37% prej tyre votuan negativisht për të dalë në protestë.