JOQ Albania
Home

Kryeqyteti më i ftohtë në botë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 17/11/2016 7:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jo të gjithë e njohin Kazakistanin. Por kur në vendet e Mesdheut arrin dimri dhe të gjithë ankohen për temperaturat që mund të zbresin pak nën zero, do të duhet të mendohet që në botë ekzistojnë vende ku këto temperatura mund të konsiderohen, madje tropikale. Një shembull për këtë është kryeqyteti i Kazakistanit që mban skeptrin e qytetit më të ftohtë në botë.

Këtu, temperaturat arrijnë deri në -52 gradë Celsius. Edhe pse nuk është veçanërisht arktike, Astana gjendet në fakt brenda rrezes së  rrymave siberiane, atyre që në dimër dominojnë rajonet qendrore të Azisë. E kështu qyteti mban rekordin absolut të temperaturës minimale mes kryeqyteteve, edhe pse në mesataren e përgjithshme kalohet nga Ulan Bator në Mongoli.

Edhe lokalitete më të afërta me Mesdheun duket se kanë rekorde temperaturash të ulëta, që nuk ndjehen kurrë në vendet e Europës Jugore e Juglindore. Në Varshavë, temperaturat më të ulëta arrijnë deri në -29°C, në Bukuresht –32°C apo në Helsinki, -33°C.  Nuk dalloj shumë kryeqyteti i Kanadasë, Ottaëa ku është arritur edhe temperature -37 gradë Celsius.

Astana, përveç se për rekordin e saj të akullt, është e njohur edhe për praninë e një opere impresive që mban emrin Pallati i Paqes dhe Ripajtimit. Bëhet fjalë për një strukturë prej 62 metrash e ndarë në tre pjesë: e para është Teatri i Operas, e dyta është Qendra e Kërkimeve për Besimet Botërore dhe e fundit është Salla e Takimeve. Parë nga jashtë, duket si një piramidë e në fakt, shumë njerëz kanë ngritur këtë nivel simbolizimi që përfaqëson ky pallat i veçantë.

Nuk mungojnë krahasimet me ezoterizmin dhe okultizmin, si dy kolona të pranishme në lindje që evokojnë kolonat tipike të tempullit masonik.

Qyteti përshkohet nga lumi Ishim që ndan dy pjesët e dallueshme nga njëra-tjetra: zonën e bregut të djathtë dhe atë të qendrës historike, ndërsa lagjet e bregut të majtë janë më moderne. Në qendër dallohet një ndërtesë e veçantë pasi është në formën e një jurte me kupolë blu: është qendra kulturore e presidentit, që strehon një muzeum të qytetit.

Muzeu i artit bashkëkohor, në të vërtetë, ekspozon një shfaqje të bukur e të përhershme të veprave të artit. Pak më në veri ndodhet muzeu i presidentit, vendosur në ish-pallatin presidencial. Interesante janë edhe monumenti i viktimave të regjimit totalitar dhe Atemekeni, një fushë gjigande e vendit me modele të shumta ndërtesash. Gjendet në parkun e madh urban.

Mes ndërtesave më moderne dhe ekstravagante spikat Khan Shatyr, një strukturë transparente e lartë 150 metra, ndërtuar me materiale inovative që thithin ngrohtësinë dhe e transferojnë në brendësi edhe kur jashtë temperaturat janë shumë gradë nën zero./tesheshi.com