Situata e pandemisë Covid vijon të mbetet shqetësuese edhe në vendin tonë. Kujtojmë se shumë shtete kryesore të Europës kanë rikthyer karantinën e pjesshme dhe masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit. Por nga ana tjetër ka patur edhe protesta masive për shkak të këtyre kufizimeve. Gjithashtu edhe në Shqipëri ka patur një numër të lartë infektimesh ditët e fundit. Por një problematikë që haset është edhe fakti se shumë persona po bëhen shkak me qëllim për përhapjen e infeksionit, pasi dalin nga banesa e tyre apo paraqiten në punë duke e ditur se janë me Covid.
Kjo pasi shumë persona po dalin jashtë banesave të tyre edhe pa qenë nevoja, duke shfaqur kështu një sjellje të papërgjegjshme dhe të rrezikshme për shëndetin e të tjerëve. Në lidhje më këtë çështje JOQ Albania krjoi një sondazh ditën e djeshme.
Pyetja që u shtrua ishte kjo:
Nga votimi i qytetarëve rezulton se 73% prej tyre mendojnë se ne jemi një popull i papërgjegjshëm, ndërsa 27% e tyre nuk mendojnë se ne jemi të tillë.