SONDAZH/ 2.6 ton ‘mall’ nga Lushnja për në Mal të Zi, a duhet shkarkuar Sandër Lleshi? 85% e votuesve: PO!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.11.2020, 23:58

Një sasi prej afro 2.6 ton 'mall' u kap para pak ditësh nga Policia malazeze në një kamion, i cili drejtohej nga një shqiptar. Nga hetimet, policia shqiptare në bashkëpunim me atë malazeze zbuloi se kamioni ishte ngarkuar në Lushnjë. Në pranga ra shqiptari Elvis Çaliku dhe ndaj tij është ngritur akuza e trafikut të 'mallit' ndërsa janë kërkuar të dhëna edhe nga pala shqiptare nëse i arrestuari ka pasur apo jo precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë kamioni ishte ngarkuar me fruta dhe perime dhe kalonte tranzit në vendet e BE dhe kishte si destinacion Gjermaninë. Në pranga ra gjithashtu edhe Përparim Shurdhi, pronari i magazinës në Lushnjë ku edhe u bë ngarkesa e 'mallit' dhe Arlind Tabaku.

Por kjo është vetëm një pjesë e vogël nga puna që duhet të bëjë Policia e shtetit me në krye Sandër Lleshin, pasi krimi dhe trafiku i 'mallit' po lulëzon çdo ditë e më tepër në Shqipëri. Të paktën ky është edhe mendimi i qytetarëve shqiptarë. Lidhur me ngjarjen në fajlë, JOQ Albania krijoi një sondazh ditën e djeshme.

Pyetja që shtrohej ishte kjo:

2.6 ton kanabis nga Lushnja për në Mal të Zi, a duhet shkarkuar Sandër Lleshi?

Nga votimi i qytetarëve vihet re se 15% prej tyre mendojnë se ministri i Brendshëm po e bën mirë punën e tij, ndërsa pjesa dërrmuese prej 85% mendojnë se ai duhet shkarkuar nga detyra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit