Zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë qenë vërtetë të çuditshme dhe ndryshe si anjëherë më parë. Kjo për faktin se bota ndodhet nën pandminë Covid-19 dhe procesi i votimit shihej me skepticizëm se si do të shkonte. Por përkundër kësaj, sipas statistikave, rezulton se pjesëmarrja ka qenë shumë e lartë, duke thyer rekordet dhe pritshmëritë. Gara ka qenë tepër e ashpër dhe me diferenca mjaft të ngushta teksa rezultatet kanë ndryshuar dhe janë përmbysur herë pas here, duke e bërë të vështirë çdo lloj parashikimi.
Ndërkohë Trump nuk ka qenë i kënaqur nga rezultatet e deritanishme dhe ka deklaruar se do t'i kontstojë zgjedhjet, çka ka bërë që të krijohet një lloj kaosi. Edhe në Shqipëri këto zgjedhje janë ndjekur me mjaft interes, për shkak të marrëdhënieve që vendi ynë ka me SHBA-të. Në lidhje rezultatin e deritanishëm dhe spekulimet për manipulim, JOQ Albania krijoi një sondazh.
Pyetja që u shtrua ishte kjo:
Nga votimi vihet re se 47% e qytetarëve mendojnë se zgjedhjet janë manipuluar, ndërsa pjesa më e madhe prej 53% nuk mendojnë diçka të tillë.