Zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë marrë vëmendjen e mediave mbarë botërore, teksa po pritet me padurim për të mësuar kush do të jetë personi që do të drejtojë një nga superfuqitë botërore për 4 vitet e ardhshme. Gara mes Dodald Trump dhe sfidantit demokrat Joe Biden ka qenë mjaft e fortë dhe me diferenca shumë të ngushta në shtete kyçe si Florida, Michigan, Visconsin etje. Rezultatet kanë qenë gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe ndryshim të vazhdueshëm, saqë sapo njëri 'shpallte' fitoren, nuk kalonte shumë kohë dhe numërimi i votave e përmbyste rezultatin.
Madje për këtë gjë, Trump u shpreh se po manipulohen votat dhe disa herë la të kuptohet se mund të ketë edhe kontestim të rezultatit të zgjedhjeve nga ana e tij. Kujtojmë gjithashtu se për shkak të pandemisë Covid-19, procesi i votimit është vështirësuar disi dhe për zgjidhjen e këtij problemi është përdorur vota elktronike me postë. Por, kjo ka bërë që procesi i numërimit të zgjasë. Vëmendje në lidhje me zgjedhjet për karrigen e presidentit ka patur edhe në vendin tonë gjithashtu dhe ecuria është ndjekur hap pas hapi. Lidhur më këtë, mbrëmjen e djeshme JOQ Albania krijoi një sondazh.
Pyetja e shtruar ishe kjo:
Nga votimi vihet re se kjo ka qenë një zgjedhje e vështirë dhe shqiptarët janë shprehur të dyzuar, nga ku rezulton se 49% votuan për Donald Trump, ndërsa 51% u shprehën se do të zgjidhnin Joe Biden.