31 tetori njihet botërisht si festa e “Halloween-it”. Siç është tradita e kësaj feste, shumë persona, kryesisht fëmijë, zgjedhin për t’u veshur e maskuar në mënyrë të frikshme. Gjithashtu, qindra të rinj mbushën lokalet e kryeqytetit mbrëmjen e të shtunës për të festuar Halloween-in. Edhe pse vendi ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë së Covid, kjo gjë nuk i ka ndalur ata të dalin dhe të festojnë. Ndërkohë ajo që vihej re, ishte prania e shtuar e efektivëve të policisë për të siguruar respektimin e rregullave të distancimit social dhe mbajtjes së maskës edhe në ambientet e hapura, por festa nuk u ndërpre.
Por përtej festave, të cilat shërbejnë si një lloj 'dehjeje' për "t'u arratisur" nga realiteti dhe hallet e përditshme, problemet janë aty dhe kërkojnë zgjidhje. Ndërsa në kryeqytet nuk janë të pakta hallet në fakt dhe shkak për këtë është pikërisht kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e ka katandisur Tiranën në një arenë shfrytëzimi nga oligarkët e tij me pallatet dhe kullat shumëkatëshe që po ndërtojnë, e deri te mungesa e kushteve minimale siç është furnizimi me ujë, shtrimi i rrugëve periferike etje. Pakënaqësia e qytetarëve ndaj tij është rritur shumë kohët e fundit, ndërsa neveria dhe urrejtja shkon deri në shkallën sa nuk duan as ta shohin me sy.
JOQ Albania, në ditën e Halloween-it, krijoi një sondazh alegorik dhe ironik në lidhje me kryebashkiakun e Tiranës.
Pyetja që shtrohej ishte kjo:
Nga votimi vihet re se 84% e qytetarëve shprehen se ai nuk ka nevojë ta vendosë një të tillë, ndërsa vetëm një pakicë prej 16% votuan se ai ka nevojë ta vendosë atë.