SONDAZHI/ 91% e votuesve: Mësimi online në universitete, tallje me studentët!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 31.10.2020, 23:22

Ditët e fundit Shqipëria ka patur një rritje të lartë të rasteve të reja me koronavirus, ku numri i të infektuarve ka qenë në mënyrë konstante mbi 200, madje ka kapur edhe shifrën mbi 300. Ndërkohë për këtë shkak, qeveria ka ndërmarrë masa shtesë këtë të enjte duke urdhëruar mbylljen e universiteteve, të cilët sipas njoftimeve, ishin planifikuar të hapeshin më 2 nëntor. Por, kjo gjë ka shkaktuar pakënaqësi tek studentët, të cilët kanë paralajmëruar edhe një protestë ditën e hënë në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit. Ata nuk janë dakord me vendimin e Komitetit të Ekspertëve për të zhvilluar mësimin online.

Një studente u shpreh:

Nuk është normale, pasi mësimi online nuk ka qenë fare efektiv. Ne e provuam një herë. Me pak fjalë, na kanë braktisur. Thjesht na thonë që mësimi do të bëhet online, por asgjë për mënyrën se si do t’i sigurojmë paratë për internetin.

Vendimi ka irrituar më tepër studentët e rretheve, të cilët kishin bërë gati çdo gjë për të ardhur në Tiranë me studime, ndërsa tani do të duhet të rikthehen përsëri në banesat e tyre. Për më tepër, vendimi ka ardhur pas mbledhjes së tarifave për vitin shkollor. Lidhur me këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte:

Pasi u morën studentëve pagesën e kripur për vitin shkollor, befas lajmërohet se mësimi në universitet do bëhet online. A është kjo tallje me studentët?

Nga votimi i qytetarëve vihet re se 91% e tyre u shprehën se, po, kjo është një tallje e qeverisë me studentët; ndërsa vetëm një pakicë prej 9% nuk mendojnë se ky veprim është një tallje e hapur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit