Aksident i rëndë në superstradën Lezhë-Shkodër/ Katër persona mbeten të plagosur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.10.2020, 20:26

Pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër në afërsi të kryqëzimit të Raboshtes ka ndodhur një aksident i rëndë, ku katër persona kanë mbetur të plagosur. Burime bejnë me dije se dy makina janë përplasur dhe për pasojë njëra ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosur mbetën 4 persona. Përplasja ka qenë shumë e fortë duke sjellë edhe dëmtime të mjeteve të tjera. Nga aksidenti është bllokuar edhe qarkullimi në superstradë. Ende nuk dihen shkaqet e plota të aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit