Ditën e djeshme u zhvillua një debat i ashpër mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi dhe deputetit Myslim Murizi. Shkak për ndezjen e debatit u bënë deklaratat e Murrizit se policia po keqpërdoret në rastin e kontrolleve për vendosjen e maskës nga ana e qytetarëve, në një kohë kur ato falen pak më vonë nga vetë Rama. Ndërkohë, në replikën e tij Lleshi përdori fjalën “polic”, me një konotacion pezhorativ ndaj deputetit Murrizi. Por, teksa donte të ofendonte deputetin Murrizi, ai në fakt ka ofenduar të gjithë vartësit e tij nga foltorja e Kuvendit të Republikës.
Replika e Lleshit:
Lidhur me këtë deklaratë, JOQ Albania krijoi një sondazh.
Pyetja që u shtrua ishte:
Nga votimi i qytetarëve u vërejt se 88% e tyre u shprehën se kjo është një deklaratë fyese dhe e turpshme, ndërsa 12% mendojnë se deklarata nuk është e tillë.