SONDAZHI/ 83% e votuesve: Maskat nuk e kanë ulur numrin e të infektuarve me Covid

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.10.2020, 00:05

Që prej 15 tetorit mbajtja e maskave është bërë e detyrueshme me Akt Normativ dhe moszbatimi i këtij ligji ndëshkohet me gjobë 3 mijë lekë të reja fillimisht dhe 5 mijë lekë nëse kapeni si përsëritës. Ndërkohë një fakt që ra në sy nga raportimet dhe përditësimet e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me situatën e Covid në vend, ishte pikërisht rritja e menjëhershme e numrit të të infektuarve vetëm një ditë para se të hynte në fuqi ligji. Por mesa po shihet edhe pse maksat janë bërë me detyrim, numri i rasteve të reja ka qenë shumë i lartë ditët e fundit.

Kjo gjë ngre dyshime edhe njëherë nëse maskat janë apo jo efektive në mbrojtjen nga Covid. Lidhur me këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte kjo:

A mendoni se vendosja e detyrimit për të mbajtur maskë, ka dhënë ndonjë efekt në uljen e numrit të të infektuarve?

Nga rezultati i votimit dalllohet se 83% e qytetarëve u shprehën se mbajtja e maskave nuk ka ndikuar aspak në uljen e numrit të rasteve të reja me Covid, ndërsa vetëm një pakicë prej 17% mendojnë të kundërtën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit