Ditën e sotme qeveria u shfaq tepër e frikësuar, pasi për një grup qytetarësh të thjeshtë të cilët po protestonin për të drejtën e fjalës së lirë dhe lirisë së mediave, kishte nxjerrë një grup të madh efektivësh policie, të cilët me fyerje, dhe kërcënime po mundoheshin të largonin qytetarët. Qytetarët të cilët thjeshtë mbanin pankarta dhe mundoheshin të përcillnin një mesazh përmes tyre për t'i thënë jo diktaturës e cila po hedh themelet e saj në vendin tonë. Edhe pse qytetarët pa prishur qetësinë dhe rendin publik dhe njëkohësisht duke zbatuar me rigorozitet rregullat e distancimit për shkak të Covid 19, duket se nuk kanë mjaftuar edhe tre persona mes tyre edhe avokati Altin Goxhaj kanë përfunduar në komisariat.
Ndërkohë, gazetari i njohur, Koloreto Cukali, është shprehur në lidhje me protestën e ditës së sotme e cila në thelb kishte heqjen e domain-it të JOQ ALBANIA, se pasi qeveria nuk mori parasysh të drejtat e lirisë së shprehjes dhe informimit dhe i shoqëroi aktivisët, edhe pse nuk është kryer asnjë llojë shkelje e ligjit.
Ky i fundit është shprehur se:
Gjithashtu, ai shtoi se duhet të luftojmë për ta rivendosur shtetin ligjor.