Aktivistë, gazetarë dhe punonjës të medias kanë protestuar ditën e sotme para AKEP për lirinë e medias. Disa persona, qytetarë të lirë, u shoqëruan me dhunë pas presioneve nga policia. Rreth një vit më parë, domaini joqalbania.com u mbyll nga qeveria për arsye se të gjitha skandalet iu bënë publike. Dita e sotme nuk ishte vetëm një datë e shënuar, por tregoi gjithashtu se shteti i trembet fjalës së lirë, i trembet aq shumë sa nxori në terren një dyzinë me policë për të trembur protestuesit. Një gjuhë fyese e përdorur kundrejt popullit nga këta punonjës policie që paguhen nga taksat tona. Policia e Shtetit është nën urdhrat e pushtetit dhe diktaturës miq, kjo ishte prova ashiqare.