Një burrë me origjinë shqiptare është vënë në shënjestër të autoriteteve greke për vrasjen e dyfishtë në Hania të Kretës. Sipas mediave greke, autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për vrasjen brutale, duke kërkuar burrin që hyri në shtëpinë e gruas fatkeqe dhe e mbyti atë. Gruaja e moshuar u gjet në zonën Pasakaki të Hania-së brenda shtëpisë së saj, ndërsa partneri i saj 82 vjeçar që ishte zhdukur u vra në një shtëpi tjetër dhe trupi i tij u gjetë në një valixhe. Në lidhje me zhdukjen e të moshuarit, kishte qarkulluar në televizion një alarm për gjetjen e tij, ndërsa kërkimi për vendndodhjen e telefonit të tij celular nuk kishte dhënë ndonjë rezultat. Sipas vlerësimeve të ekzaminuesit mjekësor, gruaja fatkeqe u mbyt dhe autori i panjohur dyshohet se përdori një shami që u gjet e lidhur në një nyjë rreth qafës së saj.

Burimi: protothema| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA