SONDAZHI/ 90% e votuesve: SPAK është i blerë nga politika

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.10.2020, 23:25

Të gjithë i kanë kthyer sytë nga SPAK, si struktura e re e cila do vendosë drejtësi dhe do luftojë korrupsionin në vend. SPAK është shkurtimi për "Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” dhe përbëhet nga Prokuroria e Posaçme si dhe Njësia e Posaçme Hetimore me emrin “Byroja Kombëtare e Hetimit”, BKH apo e njohur ndryshe "FBI-ja" shqiptare. SPAK do të hetojë dhe gjykojë të gjitha veprat penale dhe akuzat për korrupsion ndaj ish-pushtetarëve dhe atyre aktualë, duke filluar nga viti 1990 dhe në vijim.

Kujtojmë se Reforma në Drejtësi është një nga kërkesat kryesore të BE për të bindur vendet e tij anëtare skeptike për të qenë pro hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë në samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor. Por që nga krijimi i kësaj strukture, ka patur dyshime nëse është e pavarur apo e kapur nga politika. Në lidhje me këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja që shtrohej ishte:

A mendoni se SPAK është i blerë nga politika?

Nga votimi rezulton se 90% e qytetarëve u shprehën se SPAK është i blerë nga politika, ndërsa vetëm një pakicë prej 10% votuan se nuk është i blerë dhe se do vendosë drejtësi në vend. Shifrat tregojnë se qytetarët nuk kanë besim edhe te kjo strukturë dhe mendojnë se është thjesht loja politike e radhës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit