SONDAZHI/ U publikua dokumenti se BMW kushton 100 milion lekë, a duhet të dorëhiqet Sandër Lleshi? 86% e votuesve: “Po”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.10.2020, 23:57

Ditën e djeshme u publikua me fakte dokumenti i cili vërtetonte se BMW-ja luksoze e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi kushtonte 100 milion lekë, përkundër deklaratave të tij se e kishte blerë 49 mijë euro. Pak muaj më parë lajmi bëri bujë të madhe në mediat, pasi në një kohë kur vendi po kalon një krizë të vështirë ekonomike për shkak të pandemisë Covid, ministri Lleshi shkon e shpenzon paratë e shqiptarëve për makina luksoze. Debatet ishin të shumta, saqë në një seancë paralmentare, Lleshi deklaroi duke insistuar gjithnjë se e kishte 49 mijë euro makinën, se nëse vërtetohej e kundërta e asja çfarë thoshte ai, do të jepte dorëheqjen. Ndërkohë edhe pas publikimit të fakteve, ministri nuk u duk gjëkundi për të mbajtur fjalën e dhënë pak javë më parë në Kuvend.

Lidhur me këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh me pyetjen:

Sot ( dt.22.10.2020) u publikua një dokument sipas të cilit BMW e Lleshit kushtonte 100 milionë lekë. A duhet të dorëhiqet Sandri?

Nga votimi vërehet se 86% e qytetarëve u shprehën që ai duhet të japë dorëheqjen, ndërsa vetëm një pakicë prej 14% votua që ai të vazhdojë të qëndrojë në detyrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit