SONDAZHI/ A keni mundësi financiare të blini një apartament në Tiranë? 88% e votuesve: “Jo”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.10.2020, 23:33

Sipas llogaritjeve nga Banka e Shqipqrisë, çmimi i apartamenteve në Tiranë është rritur me 43.4%. Rreth 60% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar janë blerë me kredi bankare. Për zonat bregdetare, agjentët raportuan çmime mesatare rreth 15% më të ulëta në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, ndërsa çmimet e shitjes në zonat e tjera të vendit shfaqën ndryshime thuajse të papërfillshme. Pavarësisht se ekonomia po kalon rënien më të fortë prej 23 vitesh, duke shtuar edhe ndikimin e pandemisë Covid, çmimet në kryeqytet kanë vijuar të rriten, ku në disa zona variojnë në mbi 200 euro m2.

Ndërkohë pak javë më parë u pubblikua një raport, ku Tirana renditej e treta në Europë për çmimet më të shtrenjta të apartamenteve, ndërsa çdo ditë duket se ky trend po forcohet edhe më shumë. Lidhur më këtë çështje, JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte:

Përtej çdo logjike ekonomike, çmimet e apartamenteve në Tiranë vazhdojnë të rriten me ritme të pajustifikuara. Ju personalisht, a keni mundësi të blini një apartament në Tiranë?

Nga votimi vihet re se vetëm një pakicë prej 12% e qytetarëve kanë mundësi të blejnë një apartament në kryeqytet, ndërsa pjesa dërrmuese prej 88% nuk e kanë këtë mundësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit