Mbrëmjen e sotme në “Opinion”, Ahmetaj ka folur për aksidentin e shumëpërfolur dhe personat me të cilët ka qenë në makinë atë ditë. Debate të ashpra janë ndezur në studio për personat që e shoqëronin Ahmetajn, mes tyre Mirel Mërtiri dhe partnerja e tij Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit.
Ahmetaj, ndër të tjera tha:
Pjesë nga debati në studio
Arben Ahmetaj: Kur flasim për një aksident duhet të kemi kujdes dhe duhet t’i referoheni të dhënave zyrtare. Nuk është investigim i BIRN, është publike. Ai djali nuk figuron fare.
Mentor Kikia: Figuron bashkëshortja. Jo mo jo mos e kalo këtë. Ju lutem tani…
Arben Ahmetaj: Edhe sikur ai të ishte zyrtarisht. Personi nuk figuron fare me dokumenta. Ç'a po thoni mo?
Blendi Fevziu: Stela është bashkëshortja e tij?
Arben Ahmetaj: Ça po thoni mo? Jurist mund të jetë, mos të jetë një ditë. Nuk kam ardhur këtu që bësh konspiracion. Do të referohesh me dokumenta dhe logjikë. Klodian Mërtiri nuk figuron fare këtu. Isha me këtë zonjën…Kjo s’ka rëndësi.
Mentor Kikia: Doni ta besojmë që s’ka asnjë lloj impakti?
Arben Ahmetaj: Po besoje.
Blendi Fevziu: Ore si e njeh ti këtë?
Arben Ahmetaj: Si të njoh ty?
Blendi Fevziu: Po ne na ka njohur zbori, se kemi dhe një moshë bashkë. Me të s’të lidh gjë. Jeni njohur në zbor, në shkollë? Ku?