Ish-i dashuri shqiptar i masakroi të ëmën, flet vajza e ukrainases: I kishte thyer krahun

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.10.2020, 21:52

Vajza e 43-vjeçares ukrainase të vrarë nga ish-i dashuri shqiptar, ka rrëfyer në mediat greke se ai ushtronte dhunë ndaj të ëmës. Ky i fundit kishte më shumë se 20 vite bashkëjetesë me të, teksa më herët ishte dënuar për grabitje dhe drogë. Arsyeja pse e kreu krimin ishte se ai nuk pranonte të ndahej prej saj.

Vajza u shpreh: "Ai ishte me të vërtetë kërcënues. Kishte frikë prej tij në përgjithësi. Sigurisht … ai i ka thyer krahun në të kaluarën. Nëna nuk ka folur kurrë, ajo ishte e mbyllur”. Ndër të tjera në fjalën e saj vajza 20 vjeçare tregon se ajo ishte personi i vetëm që e dinte mënyrën se si ish-partneri e trajtoi nënën e saj. Ajo shtoi: “Unë e di shumë mirë që ajo kishte frikë dhe kishte takuar një burrë të ri, është njerëzore kështu që të gjithë mund të vazhdojmë me jetën tonë. Sigurisht që ai nuk e pëlqente këtë vendim.” Në fillim të vitit 2020, Fotini takoi burrin që do të ndryshonte rrjedhën e jetës së saj. Vajza e viktimës e kishte takuar por sjellja e tij në atë kohë ishte akoma, siç thotë ajo, normale. “Unë e njoh, por jo shumë mirë. E kam parë 1-2 herë.”

Ajo përshkruan edhe momentin e fundit që e pa atë në varrim: “Ndjeva ftohtësi, një boshllëk... U torturova gjatë funeralit, në përfundim të varrimit, unë i preka dorën. Pastaj u qetësova, u qetësova me shpirtin tim. Ajo ishte shumë e ftohtë, por unë ndjeva ngrohtësi.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit