SONDAZHI/ 83% e votuesve: Rama po rikthen komunizmin në Shqipëri!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.10.2020, 01:09

Kryeministri Edi Rama ka provokuar sërish me veshjen e tij teksa ka zhvilluar takimin zyrtar me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Para dy ditësh ministri i Jashtëm grek vizitoi Shqipërinë, ku fokus i takimit ishte çështja e shumëpërfolur e kufirit në detin Jon. Rezultati i diskutimit ishte vendimi që çështja t'i dërgohet Gjykatës së Hagës. Ndërkohë, gjatë takimit një detaj u vu re në veshjen e kryeministrit Rama. Ai kishte vënë në kollaren e tij një yll pesë cepësh, simbol i Partisë së Punës dhe i komunizmit. Ky veprim i tij u komentua gjatë në mediat dhe rrjetet sociale dhe aludimet ishin nga më të ndryshmet. Por shumë njerëz binin dakord se ky është një simbol i komunizmit dhe diktaturës.

Lidhur me këtë, JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja që shtrohej ishte kjo:

A po e rikthen Rama komunizmin, qoftë edhe pjesërisht në Shqipëri?

Duke nënkuptuar pra me këtë pyetje që përveç veprimeve konkrete, ku shpeshherë kryeministri tenton të shfaqë një lloj autoritarizmi, ai nuk ngurron gjithashtu të bëjë edhe veprime simbolike, siç ishte vendosja e yllit 5 cepësh. A ishte provokim, a ishte një strategji për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale të vendit, apo kështu mund të jetë e vërteta, këtë nuk mund ta themi me siguri.

Ama, 83% e qytetarëve votuan në lidhje me pyetjen e sondazhit se Rama po e rikthen komunizmin në vend, ndërsa vetëm një pakicë prej 17% e tyre u shprehën për të kundërtën.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit