Po mbushet gati një javë që nga hyrja në fuqi e Aktit Normativ i cili e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente të hapura dhe në rrugë. Megjithatë vendimi i qeverisë shkaktoi debate të shumta ndërmjet ekspertëve dhe pakënaqësi te qytetarët. Kjo pasi mosmbajtja e maskës shoqërohet me gjobë 30 mijë lekë të vjetra, e cila rëndon edhe më tepër situatën ekonomike të shumë shqiptarëve të papunë. Por ajo çka është vënë re ka të bëjë me sjelljen e disa qytetarëve, përfshirë edhe policët, të cilët shpeshherë janë parë duke e mbajtur maskën poshtë hundës dhe mjekrës. Në këto kushte, natyrshëm shtrohet pyetja nëse ka kuptim gjobitja dhe ndëshkimi i qytetarëve.
Për këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh.
Pyetja që shtrohej ishte:
86% e votusve u shprehën se kjo gjë është e pakuptimtë, ndërsa vetëm një pakicë e tyre prej 14% votuan se gjobitja ka kuptim. Gjithsesi debati vazhdon, po ashtu edhe aksioni policor për ndëshkimin e të pabindurve!