Hallet në vendin tonë nuk kanë të mbaruar. Papunësia, ikja masive e të rinjve jashtë shtetit, çmimet e larta e shumë e shumë probleme të tjera, janë vetëm disa nga lista e gjatë. Megjithatë sikur të mos mjaftonin këto, pandemia Covid duket se e ka rënduar edhe më shumë gjendjen e shqiptarëve. Mbyllja dhe pezullimi i çdo aktiviteti e goditi edhe më shumë ekonominë e vendit. Ndërkohë me vendimin e marrë së fundmi, ku qeveria me anë të një Akti Normativ bëri të detyrueshme mbajtjen e maskave në rrugë dhe ambiente të hapura, 'ujërat janë trazuar' sërish.
Kjo pasi shumë qytetarë janë gjobitur me shumën e vendosur prej 3 mijë lekësh, çka për shumë familje është mjaft e konsiderueshme dhe e papërballueshme. Miliona lekë të mbledhura nga gjobitja e 'qytetarëve të pabindur' kanë shkuar në arkën e shtetit. Rastet e shkeljeve dhe vënia e gjobave të padrejta kanë qenë të shumta gjithashtu, ndër të cilat i kemi publikuar edhe ne, por këtu duam të sjellim në fokus një çështje tjetër. Shumë qytetarë mendojnë se vendimi i fundit i qeverisë është bërë me qëllim për të tërhequr vëmendjen dhe për të harruar problemet reale, si aksidentet e përditshme, krimet, papunësia në nivele të larta etje.
Lidhur me këtë JOQ Albania krijoi një sondazh me pyetjen:
Nga votimi u pa se 78% e qytetarëve mendojnë se po, ky vendim është bërë pikërisht për të larguar vëmendjen nga hallet e përditshme, ndërsa vetëm një pjesë prej 22% mendojnë të kundërtën dhe se maskat janë një problem real që prek shoqërinë.