SONDAZHI/ A janë reale shifrat e të infektuarve me Covid që publikohen? 87% e votuesve: “Jo”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.10.2020, 02:31

Prej datës 15 e tetor e në vazhdim, qytetarët shqiptarë do jenë të detyruar të dalin me maska mbrojtëse nga shtëpia. Vendimi u mor me anë të miratimit të një Akti Normativ nga ana qeverisë. Por kjo gjë shkaktoi debate dhe diskutime të shumta ndërmjet ekspertëve dhe në mesin e qytetarëve. Madje disa prej këtyre të fundit ranë nën 'kthetrat' e policëve dhe u gjobitën me shumën 30 mijë lekë të vjetra, pasi u kapën pa maska. Ndërkohë diçka që u vu re, ishte fakti se vetëm një ditë para se të hynte në fuqi Akti Normativ, Ministria e Shëndetësisë alarmoi qytetarët duke dhënë lajmin se numri i të infektuarve me koronavirus kishte arritur rekordin që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë. Gjithsesi kjo u pa me dyshim nga qytetarët, pasi u mor si një strategji që i paraprinte vendosjes së ligjit të ri për maskat.

Lidhur me këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh me pyetjen:

Ditën që u vendos mbajtja e maskave edhe në rrugë, befas u rritën shumë shifrat e të infektuarve në Shqipëri. Sipas mendimit tuaj, a janë reale shifrat që publikohen?

87% e votuesve u shprehën se shifrat nuk janë reale, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e tyre prej 13% votuan se shifrat janë reale dhe i besojnë qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit