SONDAZHI/ Rama u shpreh se nuk është as hajdut dhe as gënjeshtar, 80% e votuesve: Nuk ka të drejtë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.10.2020, 23:32

I ftuar në emisionin "Opinion" mbrëmjen e djeshme, Edi Rama është shfaqur shumë i tensionuar dhe ka bërë sherr me gazetarët dhe u përpoq të shmangte pëgjigjet konkrete për pyetjet që i vinin. Madje ai sulmoi me fjalor të ulët dhe banal gazetaren Fatjona Mejdini dhe herë pas here e “këshillonte” se si duhet ta bëjë punën e saj. Madje situata arriti pikën kulminante, kur në një moment Rama u ngrit nga karrigia dhe filloi të ulërinte në studio duke thënë se nuk është hajdut. Kjo sepse ai është dy metra i gjatë dhe njerëzit kaq të gjatë nuk mund të jenë hajdutë, pasi është lehtësisht i dukshëm dhe i shfaqshëm një hajdut i tillë.

Lidhur me këtë JOQ Albania ditën e djeshme krijoi një sondazh me pyetjen:

Në një intervistë televizive sot, Rama u shpreh se nuk është as hajdut dhe as gënjeshtar. A ka të drejtë?

Nga votimi rezulton se 80% e qytetarëve u shprehën se Rama është hajdut, ndërsa 20% tjetër votuan për të kundërtën. Por populli mesa duket di t'i bëjë mirë llogaritë dhe bilancin e 7 viteve qeverisje nga ana e 'rilindasve', pasi sot më shumë shqiptarë ndihen të vjedhur dhe të gënjyer nga qeveria; numri i të papunëve është rritur frikshëm; të rinjtë po ikin gjithnjë e më shumë jashtë shtetit për një jetë më të mirë etje. Dhe kjo është një vjedhje, pra t'i vjedhësh të rinjve energjinë, ëndrrën dhe vitalitetin që i karakterizon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit