SONDAZHI/ A do të dilni në protestë kundër vendosjes së maskave edhe kur jeni duke ecur në rrugë? 67% e votuesve: “Po”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.10.2020, 00:11

Vendimi i fundit i qeverisë për mbajtjen e maskave në rrugë dhe ambiente të hapura, shkaktoi debate dhe diskutime të shumta në vend, qoftë ndërmjet ekspertëve qoftë ndërmjet qytetarëve të thjeshtë. Rregulli është i tillë që nëse kapesh në rrugë pas maskë, gjobitesh me 3 mijë lekë dhe në rast se e përsërit gjobitesh me 5 mijë lekë. Gjithashtu në lidhje me këtë çështje u lajmërua një protestë që para disa ditësh nga Koalicioni për Shqipërinë. Pasditen e djeshme u mbajt protesta para kryeministrisë, ku u mblodhën shumë qytetarë. Por nuk zgjati shumë dhe policia ndërhyri duke shpërndarë turmën dhe shoqëroi disa prej tyre në komisariat.

Në lidhje me vendimin e marrë nga Rilindja, JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte:

A do të dilni në protestë kundër vendosjes së maskave edhe kur jeni duke ecur në rrugë?

Nga votimi rezultoi se 67% votuesve u shprehën se do të dilnin në protestë, ndërsa 33% prej tyre votuan për të kundërtën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit