SONDAZHI/ Maskat Covid-19, kush ka më shumë të drejtë Rama apo Trump? 85% e votuesve: Trump!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.10.2020, 23:59

Lajmi për infektimin me Covid të presidentit të SHBA, Donald Trump, mori një vëmendje të gjerë në mediat mbarëbotërore. Por ai u shërua shpejt, gjë që shkaktoi habi dhe spekulime të shumta. Trump u rikthye në fushatë dhe me një gjest simbolik me anë të të cilit donte të tregonte se e kishte mposhtur koronën, e hodhi maskën drejt turmës dhe tha se nuk kishte nevojë për të. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e quajti pandeminë një “festë” dhe e shpalli veten si imun ndaj koronavirusit. Po ashtu, Trump nuk nguroi të thoshte se do të puthte të gjithë pjesëtarët të pranishëm në tubim.

Ai tha:

E kalova, tani më thonë që jam imun. Ndihem kaq i fuqishëm, do të eci përmes audinencës. Do t’i puth të gjithë në audiencë. Do t’i puth djemtë dhe vajzat e bukura, të gjithë, do u jap një puthje të madhe.

Ndërkohë, e kundërta ka ndodhur në vendin tonë, ku kryeministri Rama ka vendosur që të gjithë njerëzit të mbajnë maska në rrugë. Vendimi hyn në fuqi ditën e enjte 15 tetor. Në rast shkeljeje të urdhrit do të ketë dhe sanksione përkatëse, fillimisht 3 mijë lekë nëse kapeni pa maskë dhe 5 mijë lekë gjobë në rast se e përsëritni. Ky vendim ka qenë tema kryesore e diskutimeve ndërmjet ekspertëve në vend, ku shumica janë shprehur se mbajtja e maskave në rrugë nuk është efikase.

Në lidhje me çështjen JOQ Albania krijoi një sondazh me pyetjen:

Ndërkohë që Rama vendos që të gjithë të mbajnë maska në rrugë, Donald Trump e hodhi maskën në mënyrë demonstrative në një mjedis të hapur. Cili prej tyre ka të drejtë?

Nga rezultati i votimit u vu re se shumica e qytetarëve prej 85% u shprehën se Trump ka të drejtë, ndërsa vetëm një pjesë prej 15% i dhanë të drejtë Ramës.

Kujtojmë se ditën e nesërme në orën 18:00 do të mbahet një protestë para kryeministrisë sa i përket vendimit të marrë nga qeveria.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit