SONDAZHI/ 79% e votuesve: Vendimi i Ramës për mbajtjen e maskave në rrugë do rrisë tensionin me policinë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.10.2020, 22:20

Duke filluar nga dita e enjte Edi Rama, ka paralajmëruar gjoba për këdo që nuk mban maskë në çdo ambient, qoftë edhe në rrugë. Ky paralajmërim ka marrë reagime të shumta dhe qytetarët duket se nuk janë dakord. Lidhur me këtë kanë reguar edhe shumë mjekë të cilët e quajnë absurd vendimin dhe se maska është e domosdoshme, por jo në çdo ambient, e aq më tepër të gjobiten qytetarët.

Ditën e enjte është njoftuar edhe një protestë e shoqërisë civile, kundër këtij vendimi, i cili nuk është pritur mirë nga qytetarët shqiptarë. Sipas KM gjobat do të vijnë në faturën e dritave dhe qytetarët do të gjobiten në ambientet që kapen, qoftë edhe në rrugë. Për aplikimin e gjobave mësohet se do të përdoret policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Lidhur me këtë JOQ ALBANIA organizoi dje një sondazh, i cili kishte si temë pikërisht përplasjet mes policisë dhe qytetarëve.

Pyetja ishte:

A mendoni se vendimi i fundit i Ramës për mbajtjen e maskave në rrugë do të rrisë tensionin mes policisë dhe popullit?

Ashtu siç edhe pritej, 79% e votuesve mendojnë se ky vendim do të rrisë tensionin, pasi shumica e qytetarëve e shohin si absurd vendimin, dhe jo se janë kundër mbajtjes së maskave, por ekspertët nuk e këshillojnë diçka të tillë, e për më tepër në ambientet e hapura është vështirë që virusi të përhapet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit