Në zonën e plazhit në Durrës janë arrestuar 11 persona, nëntë prej të cilëve femra dhe dy meshkuj. Prokuroria urdhëroi arrestimin e tyre sepse ata dyshohen të përfshirë në një rrjet prostitucioni.
Gjithashtu në flagrancë janë arrestuar dhe 4 persona të tjerë të cilët ishin klientë, duke e çuar numrin në 15. Këta persona janë ndaluar nën veprën penale të “Mbajtjes së Lokaleve për Prostitucion”, Shfrytëzimit të Prostitucionit” dhe “Prostitucion”.
HETIMET
Sipas informacioneve që disponohen nga Seksioni Për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës , rezulton se në lagjen nr.13, Plazh Durrës konkretisht ne vendin e quajtur ish tregu i makinave ndodhet një hotel, i cili administrohet nga shtetasja S. S. Në ambientet e këtij hoteli vijnë për të ushtruar prostitucion shtetaset (R. C., D. Gj, M K, S. R, E.G. S.H, E.I. dhe D. D), ta cilat, pasi sigurojnë klientët në ambiente të ndryshme dhe bien dakord për pagesën, i cili varion nga 1000-4000 lekë të reja, i drejtojnë klientët për nga hoteli, me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Këto vajza kanë rënë dakord me shtetasen S.S, si edhe me persona të tjerë (V. K., E. Xh.) që do t’i japin atyre gjysmën e pagesës që kanë rënë dakord me klientin, me qëllim përdorimin e dhomave të këtij hoteli. Në momentin që vajzat hipin në dhoma për të kryer marrëdhënie seksuale, shtetasja S. S. qëndron jashtë, e ulur në një tavolinë, me qëllim që të kontrollojë lëvizjet e vajzave dhe personave që hipin në dhomat e hotelit. Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Durrësit urdhëroi ndalimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë rrjet, urdhra të zbatuar gjatë mesditës së sotme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.