Kjo video dëshmon se sa i rëndësishëm është komunikimi mes njerëzve. Ajo tregon ndryshimin mes fjalëve pozitive dhe fjalëve negative. Kështu, Bright Side sjell paralelizmin mes fjalëve që e dëmtojnë një marrëdhënie dhe atyre që e forcojnë atë.
Sigurisht, komunikimi nuk ka të bëjë vetëm me fjalët, por fjalët kanë një fuqi të jashtëzakonshme. Ka një ndryshim të madh që ekziston mes fjalëve:
"Bëj çfarë të duash" dhe "Le ta vendosim bashkë çfarë të bësh",
"Ti asnjëherë nuk më ndihmon" dhe "Nuk ia dal dot pa ty",
"E bëre qëllimisht" dhe "E di që ishte aksident",
"Nëse nuk fillon një dietë, nuk do humbasësh asnjëherë peshë" dhe "Të humbësh peshë është e vështirë, por ti mund t’ia dalësh",
"Të thashë se do të ndodhte" dhe "Herën tjetër do provojmë diçka tjetër",
"Nuk dua të të flas" dhe "Flasim më vonë për këtë".
Mundohuni të jeni nga ata njerëz që përdorni më shpesh thëniet e dyta. Ato të parat vetëm do ju përkeqësojnë marrëdhëniet me njerëzit. Në fund të fundit, më mirë të themi diçka të mirë ose të heshtim.