INSTAT për ekonominë: Kriza më e thellë në Shqipëri që nga skemat piramidale të vitit 1997!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.10.2020, 01:57

Ndikimi që pandemia Covid ka lënë në ekonominë shqiptare, po vërehet edhe nga shifrat zyrtare të përllogaritura. Sipas INSTAT, ekonomia ra me 10.2% në tremujorin e dytë të vitit, në kulmin e pandemisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia cilësohet si më e thella që nga viti i krizës së piramidave në vitin 1997. Nga ana tjetër kantieri i ndërtimit në kryeqytet, me çmime të kripura që arrijnë deri në 4 mijë euro për metër katror, ndër më të shtrenjtat në rajon, por edhe Europë (krahasuar me fuqinë blerëse), nuk po i shërben zhvillimit të vendit.

Javën e fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi me ulje pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit, nga -5% që priste në vlerësimin e prillit, në -7.5% në raportin e fundit. Fondi theksoi disa nga problemet më akute të vendit, si dobësitë financiare publike, rreziqet që vijnë nga PPP-të, një sistem tatimor i komplikuar, stabilitetin dhe transparencën etje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit