SONDAZHI/ A do ta zbatoni vendimin e Ramës për të mbajtur maska edhe në rrugë? 76% e votuesve: “Jo”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.10.2020, 23:46

Nga e enjtja e 15 tetorit hyn në fuqi ligji i ri i cili e bën të detyrueshme mbajtjen e maskave kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku konsumon diçka. Rama tha se maska është e detyrueshme, dhe kush nuk e mban do të gjobitet. Madje gjoba do të vijë bashkë me faturën e dritave. Ndërkohë ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta dhe në rrjetet sociale janë publikuar video kur para disa muajsh vetë kryeministri deklaronte se maskat nuk mbrojnë dhe të mos harxhojmë lekë kot. Gjithashtu, ditën e sotme ai insitoi në vendimin e marrë së fundmi.

Rama tha:

Të gjithë ne së bashku, do bëjmë diçka të madhe, të respektojmë rregullat e të vendosim maskat. këto të fundit nga dita e enjte do jenë të detyrueshme, në mënyrë që larg qoftë të mos detyrohemi të mbyllemi sërish. Është shumë e rëndësishme të sprapsim rrezikun e një infektimi masiv që mund të na çojë në mbyllje, sepse aty vërtet pastaj do të jetë shumë e rëndë për të gjithë.

Lidhur mekëtë vendim JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyeta e shtruar ishte:

A do ta zbatoni vendimin e Ramës për të mbajtur maska edhe në rrugë?

Nga rezultati i votimit u pa se 76% e qytetarëve u shprehën kundër këtij vendimi dhe vetëm një pjesë e vogël prej 24% votuan se do ta respektojnë urdhrin e liderit suprem! Kujtojmë se ditën e enjte më datë 15 tetor, në orën 18:00 do të mbahet një protestë kundër këtij vendimi, ndërsa pritet që pjesëmarrja e qytetarëve të jetë maksimale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit