Siç dihet financimi i partive politike është aktivitet publik dhe transparent. Të paktën kështu parashikohet nga ligji. Qytetarët dhe organet kompetente duhet të kenë qasje të plotë deri te raportet financiare të partive dhe të jenë tansparente për qytetarët. Ka dy mënyra se si financohen partitë politike gjatë fushatave elektorale. E para është financimi nga shteti që do të thotë se ndahen mjete të posaçme nga buxheti vjetor i shtetit për financimin e partive politike. Mënyra e dytë është ajo private të tilla si pagesa e anëtarësimit, donacionet, trashëgimitë, shitja e materialeve propaganduese etje.
Para pak muajsh, Këshilli Politik në Shqipëri diskutoi për financimin e fushatës elektorale dhe u ra dakord për një model financimi miks mes financimit privat dhe atij nga buxheti i shtetit. Por një çështje që shqetëson shumë qytetarët, por edhe ndërkombëtarët, është fakti se mund të përdoren para të pista të gjeneruara nga tregtimi i 'mallit', pasi janë zbuluar shumë parcela të mbjella kohët e fundit.
Lidhur me këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh me pyetje:
Nga votimi rezulton se 89% e qytetarëve mendojnë se parcelat e mbjella me 'mall' do të përdoren për financimin e fushatës elektorale, ndërsa vetëm një pakicë prej 11% mendojnë të kundërtën.