SONDAZHI/ Ndërkohë që data e zgjedhjeve po afron, a mendoni se do të ketë manipulime votash? 88% e votuesve: “Po”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.10.2020, 00:55

Data 25 prill 2021 është caktuar për të mbajtur Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare në vend. Si rezultat i Reformës Zgjedhore votimi do të bëhet me lista të hapura. Qytetarët e Shqipërisë do të zgjedhin me votën e tyre qeverinë dhe parlamentin e ri që do drejtojnë vendin për katër vjet. Pra Zgjedhjet Parlamentare, të vitit të ardhshëm janë të parat që do të kryhen me ndryshime kushtetuese në Kodin Zgjedhor, si rezultat i Reformës Zgjedhore.

Falë listave të hapura, qytetarët e Shqipërisë do të kenë mundësi të votojnë jo vetëm për forcën politike që preferojnë, por edhe për emrin e kandidatit për deputet që ata dëshirojnë të jetë anëtar i parlamentit të ri, gjë që pa ndryshimin përkatës në Kodin Zgjedhor do të ishte e pamundur. Por një fenomen shqetësues dhe që ka përbërë thelbin e problemeve në Shqipëri, është pikërisht manipulimi i rezultatit të zgjedhjeve dhe blerja e votës. Lidhur më këtë çshtje JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte kjo:

Ndërkohë që data e zgjedhjeve po afron, a mendoni se do të ketë manipulime votash?

Nga rezultati i votimit u vu re se shumica dërrmuese e qytetarëve prej 88%, u shprehën se zgjedhjet dhe votat do të manipulohen, ndërsa vetëm një pjesë e vogël prej tyre prej 12% votuan se nuk do të ketë diçka të tillë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit