Dy ditë më parë BE mori vendimin që vitin e ardhshëm të rikthejë vizt për shqiptarët, 10 vjet pas liberalizimit të tyre. Duke filluar nga viti 2021, Bashkimi Evropian do të prezantojë një sistem të ri vizash për udhëtarët që dëshirojnë të shkojnë në vendet e Shengenit. Ky program, i quajtur ETIAS, ose Sistemi Elektronik i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ka për qëllim filtrimin e udhëtarëve që vijnë nga vendet e tjera si përgjigje për të siguruar kufijtë Evropianë.
Duke filluar nga viti 2021, edhe udhëtarët shqiptarë do të duhet të kenë një ETIAS nëse dëshirojnë të vizitojnë një vend Shengen. ETIAS është e vlefshme për kufijtë tokësorë, ajrorë dhe detarë, si dhe për udhëtarët të cilët do të kalojnë vetëm përmes vendeve të Shengenit gjatë rrugës për në destinacionin e tyre përfundimtar. Ndërkohë kujtojmë se vitet e fundit Shqipëria është përfshirë në një emigracion masiv të të rinjve, të cilët e shohin shumë të vështirë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe kjo për shkak të keq-qeverisjes dhe pamundësisë për t'u punësuar.
Lidhur me rikthimin e vizave JOQ Albania krijoi një sondazh.
Pyetja e shtruar ishte:
Nga rezultati i votimit u pa se 87% e qytetarëve u shprehën se është pikërisht kjo arsyeja që shqiptarët, kryesisht të rinjtë, po largohen nga Shqipëria; ndërsa vetëm një pjesë prej 13% u shprehën se keq-qeverisja nuk ka ndikuar në ikjen e tyre.