SONDAZHI/ 75% e votuesve: Gazetarët po e bëjnë më mirë punën e ministrit të Brendshëm

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.10.2020, 00:28

Para dy ditësh gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi disa foto nga një parcelë me háshásh në veri të vendit dhe tha se këtë vit si asnjëherë më parë, çmimi ka shkuar në 1.600 euro.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Mirëmëngjes Shqipëri... Me kasketë të vjetër, në kanabisin e ri..Në pyjet me kanabis ka jetë. Pershëndetje zoti kryeministër. Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania...Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord. Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.Bëni durim, në ABC News një histori ekskluzive po bëhet gati... A kemi zgjedhje përpara apo jo?! Foto: North Albania 2 tetor 2020...

Ishte ky postimi dhe që bëri gazetari, dhe nuk la pa ironizuar qeverinë duke thënë se "Shqipëria e ka të garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania". Ndërkohë shteti dhe policia hesht dhe mbyll një sy përpara një aktiviteti të tillë të paligjshëm të kultivimit të 'mallit'. Puna që do duhet të bënte Lleshi, po bëhet më së miri nga gazetarët. Lidhur me këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh ironizues për punën që po bën ministri i Brendshëm ndaj zbulimit dhe goditjes së veprimtarive të tilla.

Pyetja e shtruar ishte:

Kush mendoni se po e bën më mirë punën e ministrit të Brendshëm? Gazetarët apo Sandër Lleshi?

Nga rezultati i votimit u pa se 75% e qytetarëve mendojnë se gazetarët po e bëjnë më mirë punën, sesa ministri Lleshi, për të cilin vetëm një pjesë prej 25% mendon se ai po punon në goditjen e aktiviteteve të paligjshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit